Anglia ka nxjerrë një listë paraprake të gjatë me 33 lojtarë për Europianin e këtij viti. Gareth Southgate ka surprizuar me listën duke lënë emra të rëndësishëm jashtë saj.

Në Europian nuk do të jenë sulmuesi i Leeds United, Patrick Bamford, Maddison i Leicester, portieri Nick Pope i Burnley si dhe Eric Dier i Totenham Hotspurs.

Nga ana tjetër Southgate ka rrezikuar shumë duke marrë në ekip Maguiren i cili është dëmtuar dhe nuk do të luajë as në finalen e Europa League me Manchester United pasi ecën me paterica ndërkohë ka vetëm disa ditë kohë për t’u rikuperuar.

Surprizuesë janë emrat e 17-vjeçarit Jude Bellingham dhe 19-vjeçarëve Bukayo Saka dhe Mason Greenwood që do të jenë më të rinjtë e ekipit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb