Sociologu Ergys Mërtiri e ka analizuar ligjin Anti- KÇK, në aspektin e masave pasurore, ku thotë se shkel të drejtat e pronësisë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News24 Mërtiri merr shembullin e sekuetros preventive të pronës, kur për shkak të një dyshimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të vendoset shiriti për të paktën 15 ditë derisa Prokuroria të vendosë.

Gjithashtu ai thotë se si mundet që për një dyshim të një personi që është Drejtor Policie të të hiqet e drejta e pronës. Po ashtu ai thotë se Anti- KÇK do të jetë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që varret nga Ministria e Brendshme, një insititucion politik që do të marrë vendime politike dhe selektive sa i përket kësaj pakete.

 

 

”Unë jam totalisht kundër që të kufizohen të drejtat themelore, liritë e një njeriu për hir të një ligji. Ka përjashtim për ligjin anti- mafie por ky ligj ka hapësirë për abuzime, që do të thotë të godasë disa dhe të falë disa dhe të futet shteti në lojën e këtyre goditjes së badnave. Ligji përfshin edhe rastet kur Drejtori i Policisë ka dyshime. Mund të ketë edhe dyshime për mua, dhe hetohen gjithë familjarët e mi.

Ky ligj krijon hapësirë që Drejtori i Policisë ka dyshime, të vendos shiritin, ia çon Prokurorit, dhe ai ka 15 ditë kohë dhe nuk ka afat përfundimtar për të marrë vendimin. Dhe sekuestro mbetet.

Ti i ke hequr të drejtën e pronës tjetrit thjesht për dyshime të pabaza. Aq më tepër e dimë që kemi një Polici me akuza të drejtpërdrejta me krimin e organizuar. Të huajt vijnë bëjnë operacione këtu dhe nuk japin informacion se ka rrjedhje në Policinë e Shtetit. Pra si mundet që thjesht për një dyshim të marrin pronat tjetrit.

Pse duhet të besoj unë që Drejtori i Policisë ka vullnetin e mirë për të bërë mirë. Ky institucion është politik, varret nga ministri dhe nuk ka besueshmëri, do të përdoret për interesa.

Rasti i Lul Berishës është për shoë, për shfaqje. Kjo është selektive. Kur ka një institucion i pavarur, i ç’politizuar nuk do të jetë selektiv, por kur është i varrur politikish është selektiv.”- tha Mërtiri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb