Një vit më parë, modelja shumë e njohur Angela Martini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me rumunin, Dragos Savulescu.

Ceremonia e tyre ishte pa bujë dhe u bë e ditur vetëm nga publikimi i fotove në rrjetet sociale nga Angela.

Tani çifti feston një vjetorin e martesës dhe ata po shijojnë momentet së bashku.

Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur që këtë përvjetor ta festojnë në Itali, ku kanë kaluar disa momente romantike në ditën e tyre të shënuar.

Në “Instastory”, modelja ka publikuar disa video nga festa intime e tyre. Ajo ka ndarë me fansat pamje nga darka si dhe nga dhoma e saj e hotelit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb