Arabia Saudite do të rihapë ambasadën e saj në Doha në ditët në vijim, ka thënë ministri i jashtëm i mbretërisë, pas një marrëveshje javën e kaluar që i dha fund një mosmarrëveshje tre-vjeçare midis katër vendeve arabe dhe Katarit.

I pyetur në lidhje me rihapjen e ambasadave, Ministri i Jashtëm Faisal bin Farhan u tha gazetarëve në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, se  ishte thjesht një çështje e logjistikës.

“Ambasada jonë do të rihapet në Doha brenda disa ditësh pas përfundimit të procedurave të nevojshme,” tha ai në një konferencë shtypi me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi.

Diplomati i lartë i mbretërisë tha se Arabia Saudite “do të rivendosë marrëdhëniet e plota diplomatike me Katarin”.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj , Bahreini dhe Egjipti, në qershor 2017 vendosën një embargo diplomatike,  që përfshinte mbylljen e hapësirës ajrore ndaj vendit me pretendimet se punonte për të mbështetur “terrorizmin” dhe ishte gjithashtu shumë afër Iranit.

Vendet lëshuan një listë me 13 kërkesa që duheshin përmbushur për t’i dhënë fund bllokadës, përfshirë mbylljen e Rrjetit të Medias Al Jazeera me bazë në Doha.

Doha me forcë mohoi akuzat dhe kërkesat, duke thënë se bllokada kishte për qëllim të minonte sovranitetin e saj.

Tre nga anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini ranë dakord të heqin kufizimet në një samit të GCC. 

Arabia Saudite dhe Katari rihapën gjithashtu një vendkalim të rëndësishëm tokësor javën e kaluar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb