Arabia Saudite kremtoi në Tiranë Ditën Kombëtare, në një pritje të organizuar nga Ambasadori saudit në Shqipëri, Turki bin Ibrahim Al-Madi.

Në pritje morën pjesë deputetë dhe drejtues të Kuvendit, anëtarë të qeverisë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadorë, akademikë, përfaqësues të mediave, komuniteteve fetare, artistë etj. I ftuar nderi në këtë aktivitet ishte Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Prita3
Në fjalën e tij, Ambasadori Al-Madi u ndal te transformimi ekonomik dhe shoqëror i Arabisë Saudite përmes strategjisë “Vision 2030”. Ai theksoi diversifikimin e ekonomisë, investimet, zhvillimin e sektorëve të rinj dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.

Në fokus ishte edhe politika e jashtme e Riadit, me theks te dialogu, bashkëpunimi dhe zgjidhja paqësore e konflikteve.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua marrëdhënieve me Shqipërinë. Al-Madi vlerësoi zgjerimin e bashkëpunimit në ekonomi, investime, turizëm, kulturë dhe arsim, duke veçuar edhe rolin e Fondit Saudit për Zhvillim në financimin e projekteve infrastrukturore në vend.

Pritja 2
Ambasadori njoftoi gjithashtu se po punohet për hapjen në Shqipëri të një instituti për mësimin e gjuhës arabe, që synohet t’u shërbejë edhe të interesuarve nga vendet e tjera të Ballkanit.

Pritja në Tiranë përcolli mesazhin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Arabi Saudite dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb