Prej se është bërë nënë, Arbenita Ismajli vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj foshnjës së saj.

Ndërkohë, modelja e njohur ndan fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, në të cilat paraqitet së bashku me vajzën.

Një të tillë, bukuroshja e ka shpërndarë gjatë të mërkurës, teksa shfaqet me veshje sportive, ndërsa në pjesën e përparme e ka fëmijën.

“Ndërrimi i pelenave është stërvitja ime e re”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Arbenita u bë nënë për herë të parë gjatë muajit prill. Ajo dhe partneri i saj, Fero, pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb