Pikërisht në momentin më të nxehtë, kur Italia, por dhe pjesa më e madhe e Evropës, është mbërthyer nga polemikat rreth sistemit VAR, një arbitër aktiv në Serie A ka vendosur të thyejë heshtjen duke treguar anomalitë e këtij sistemi në një intervistë për emisionin Le Iene:

Jam një arbitër aktiv në Serie A, kam vendosur të flas pasi anomalitë e këtij sistemi janë shumë të rënda të cilat rrezikojnë edhe besueshmërinë e këtij sporti që dashuroj.

Arbitri

Pse flas në mënyrë anonime? Sepse jam akoma aktiv dhe se do të kishte penalitete të forta nga shoqata e arbitrave që mund të denigronin rëndë karrierën time. Këtë vit ka pasur gabime të shumta si në fushë ashtu edhe nga VAR, gabime që janë të pashpjegueshme nga ana jonë si profesionist.

Me aq shumë telekamera, me aq pamje të qarta si mundet të marrësh një vendim të gabuar, si penalltia që iu mohua Bologna-s në sfidën me Juven, apo faulli me dorë i Pulisic përpara golit kundër Genoas, apo faulli i Bastonit mbi Duda në Inter-Verona.

Në të gjithë këto raste është e pashpjegueshme se si mund të gabojë një arbitër në fushë, por mbi të gjitha VAR”, u shpreh arbitri i penduar i cili shtoi se VAR i ka rregullat e qarta kur duhet të ndërhyje dhe kur jo, por kjo në mënyrë të pakuptimtë nuk zbatohet.

Arbitri theksoi ndër të tjera se pamjet që VAR vendos të përcjell për publikun apo edhe për vetë arbritrat janë planet që ato vendosin që duhet të përcjellin, për të justifikuar një vendim apo për të sjell konfuzion, pra për të manipuluar opinion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb