Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar pakënaqësinë e tij për arbitrimin, në humbjen 3-2 të kalatalasve ndaj Real Madrid, disfatë kjo që mbyll një herë e mirë ccështjen titull. “Goli fantazmë” i mos akorduar për ekipin e Xavit për shkak të mungesës së teknologjisë së vijës së portës ka krijuar polemika të mëdha, teksa Barcca po mendon të kërkojë ripërsëritjen e ndeshjes.

“Nga Klubi i Futbollit Barcelona do të kërkojmë menjëherë nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) dhe FEF që të na ofrojnë të gjitha imazhet dhe audion e krijuar nga loja (e golit fantazmë të Lamine Jamal). Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, klubi kupton se ka pasur një gabim në vlerësimin e lojës, siç mendojmë ne, ne do të zbatojmë masat e duhura që janë të nevojshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar, padyshim, drejtësinë, situatat që mund të lindin. Nëse konfirmohet se ishte një gol i ligjshëm siç mendojmë, do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë rikthimin e ndeshjes ashtu siç ndodhi në një ndeshje arbitri evropian për shkak të një gabimi VAR”, deklaroi Laporta.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: