Shumë futbollistë të Real Madrid janë në grumbullim me Kombëtaren. Në këto kushte, trajneri i Los Blancos Carlo Ancelotti ka përfituar nga pauza e kampionateve, për t’u rikthyer në Itali.Mediat nuk hezituan të “ngacmonin” trajneri Ancelotti sa i takon Kylian Mbappén, por tekniku dribloi mjaft bukur.

“I lumtur që Mbappe po vjen? Gjëja e rëndësishme është Real Madridi” – Tha ai. Kujtojmë që sulmuesi francez do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe me gjasë transferim i tij në Madrid është thjeshtë çështje kohe. Mbappe ka lajmëruar për largimin Presidentin Al-Khelaifi dhe e ardhmja do të mësohet para Europianit.

Më pas, i pyetur për flirtin me Brazilin, Carletto përgjigjet kështu: “Jam i lumtur në Real Madrid”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: