SHBA

Ariana Grande dhe i dashuri i saj, Dalton Gomez, po përpiqen ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes mediatike, mirëpo këngëtarja nuk i rezistoi dot një postimi në Instagram.

Në prag të 27-vjetorit të saj, këngëtarja ka vendosur të konfirmojë publikisht lidhjen me një foto duke u përqafuar me Gomez. Ajo postoi disa foto bashkë në Instagram, mes të cilave ajo që ra në sy ishte fotoja me të dashurin.

Sipas People, Dalton Gomez punon si agjent në një kompani imobiliare që merret me prona luksoze dhe me sa duket, merret me persona të njohur dhe të fuqishëm.

Ai dhe Ariana kanë shumë miq të përbashkët, por nuk dihet ende si janë njohur. Ariana dhe Dalton e kaluan karantinën bashkë dhe sipas burimeve të afërta me ta, janë shumë të lumtur. Megjithatë, këngëtarja nuk dëshiron që lidhja e saj të marrë në media vëmendjen që kanë marrë lidhjet e kaluara.

View this post on Instagram

almost 27 :)

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: