Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është një nga ata që ka qenë arkitekt i këtij ekipi. Pioli foli për DAZN menjëherë pas fitimit të titullit, ku u shpreh i lumtur për këtë arritje.

“Nuk e mbaj mend kur humbëm ndeshjen e fundit, e merituam këtë Scudetto sepse ishim konstant dhe fituam ndeshje të vështira, duke përmbysur një derbi dhe duke fituar dy herë në Romë falë një ekipi të fortë.

Menaxherët e mi më kanë dhënë besim të jashtëzakonshëm. Nëse arrini në këtë nivel do të thotë se të të gjithë kanë dhënë gjithçka” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: