TIRANE-Gjykata e Tiranes ka lënë të lirë dy policët e vënë në arrest pas arratisjes nga komisariati numër 3 i këngëtarit Stresi. Në seancën e sotme, trupi gjyqësor ka vendosur të lerë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy efektivët e policisë, shtetasit Bashkim Dybeli dhe Sajmir Cinga.

E ndërsa këngëtari ndodhet në arrati për policinë, fizikisht është prezent në rrjetin socil Facebook. Stresi poston një foto duke ironizuar me arratinë e tij.
Për arratisjen e Stresit nga komisariati, ku u shoqërua për shkelje të rregullave të qarkullimit, u vunë në arrest tre policë, dhe për 9 të tjerë nisen hetimet në gjendje të lirë.

Zbardhet dëshmia e tre policëve të arrestuar: “Testimin ia bënë në komisariat, drejtoi mjetin nën efekt alkooli”. Në përballjen e parë me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, këngëtari i njohur Stresi ka kundërshtuar forcat e rendit dhe njëkohësisht ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Kështu të paktën deklarojnë burimet zyrtare të Policisë në Tiranë.

Megjithatë në dëshminë që kanë dhënë gjatë marrjes në pyetje, tre oficerët rrugorë të arrestuar, të cilët të premten i vunë prangat këngëtarit, kanë deklaruar se sjellja e 27­ vjeçarit në momentin e ndalimit ishte e dyshimtë dhe për këtë kishin këmbëngulur që t’i bëhej testi i alkoolit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga efektivat e Policisë Rrugore, kryerja e testit ishte formale dhe për të provuar faktin që ai kishte konsumuar alkool, pasi ky fakt ishte i dukshëm me sy të lirë.

Duke qenë se drejtuesi i mjetit ka refuzuar që ky formalitet të bëhej në vendin ku ishte ndaluar me makinë, sipas Policisë, Arkimed Lushaj është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në Komisariatin Nr.3. Ai është vendosur në një dhomë të posaçme që i është vënë për përdorim Policisë Rrugore për personat që ndalohen në territorin e mbuluar nga Komisariati Nr.3.
Aty këngëtari i është nënshtruar edhe provës së testit të alkoolit, dhe sipas policëve ka rezultuar me 0.6 për qind mbi kufirin ku ndahet heqja e patentës me arrestimin.
Oficerët që bënë arrestimin e këngëtarit janë marrë në pyetje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm menjëherë pas arratisjes së ndodhur në Komisariatin Nr.3 të Policisë në kryeqytet. Ministria e Brendshme filloi hetimet në lidhje me shkeljen e mundshme të procedurave të sigurisë gjatë arrestimit dhe marrjes në pyetje të këngëtarit 27­vjeçar që ishte ndaluar teksa drejtonte një makinë Benz ne zonen e Laprakes ne Tirane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: