TIRANE- Një avokat në Tiranë është arrestuar sot nga policia pasi ka shpërdoruar detyrën duke mashtruar familjarët e një personi të vdekur, të cilëve nuk iu ka dorëzuar dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor.

Ai është Myrteza Myftari, 56 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË
Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, më datë 30.09.2017, arrestuan shtetasin :

– Myrteza Myftari, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar, pasi shtetasi M.S., ka bërë kallzim në ambientet e policisë Tiranë, ku deklaron se shtetasi Myrteza Myftari, me profesion avokat, më datë 02.05.2013, ka marrë një shumë prej 2 722 424 lekë të reja, si dëmshpërblim për dëmin shëndetësor me pasojë vdekjen për shtetasin F.R., shumë të cilën nuk ia ka dorëzuar familjes të së ndjerit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 248 dhe 143 / 3 të Kodit Penal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb