Arsenal-PSG do të jetë finalja e madhe e Champions League për sezonin 2025-2026. Në Budapest do të vihen përballë pa dyshim dy skuadrat më të forta të këtij sezoni në continent. Nga njëra anë kampionët në fuqi të PSG. Parizienët mbeten rivali për tu mundur. Armata e Luis Enrique pasi triumfoi për here të pare në Champions, duke se ka fituar vetëbesimin e duhur e kërkon të hapë pse jo një cikël fitues në Evropë, duke synuar fitimin e trofeut më të lakmuar për here të dytë radhazi.
Nga ana tjetër është Arsenali. “Topçinjtë” janë skuadra më e mire në shifra në këtë sezon të Uefa Champions League. Ekipi i Aretës pavarësisht oshilacioneve këtë fund sezoni, ia ka dale të jetë në garë si për fitimin e Champions, po ashtu edhe për triumfin në Premier League.
E ndërsa të gjithë “bookmakersat” janë të mendimit se në Budapest favoriti i madh për të ngritur lart trofeun me “veshë të mëdhenj” është PSG, kundër rrymës ka dalë site i njohur për statistikat “OPTA”. Sipas saj Arsenal është skuadra që ka më shumë shanse për të fituar finale e Champions League. Janë pikërisht shifrat që ka prodhuar këtë sezon ekipi i Artetës, duke qenë skuadra pa asnjë humbje e këtij sezoni, apo edhe skuadra që ka pësuar më pak gola, që kanë shtyrë “OPTA-n të vendosin “topçinjtë” në “pole-position” në prag të finales së madhe.
Sipas saj, Arsenal ka 54.6% mundësi për të fituar trofeun, ndërsa një sukses i dyfishtë i tyre në kampionat dhe në Evropë, ka 46.5% shanse të ndodh.

