Trajneri i Arsenalit, Arteta u shfaq optimist para ndeshjes së Champions ndaj Bayernit.

“Dua një paraqitje që të na çojë në gjysmëfinale. Për 10 muaj e kemi arritur atë që kemi kërkuar dhe nesër do të kemi një mundësi të jashtëzakonshme për ta arritur atë.”

Zinchenko kohët e fundit tha se do të shkonte të luftonte për Ukrainën. Çfarë mendoni për të?

Ne e duam atë, ai na ka dhënë shumë. Ai është një lojtar me shumë cilësi dhe ka një karakter të jashtëzakonshëm, i cili e lejon të jetë vetvetja në ndeshjet e futbollit. Ne kërkojmë gjithmonë të jemi me lojtarët tanë.

Dëshironi të thoni disa fjalë për fitoren e Bayer Leverkusenit, i cili “pushtoi” Bundesligën?

Po, uroj me gjithë zemër Xabi Alonson dhe Granit Xhakën.

Arsenali nuk ka një histori pozitive në paraqitjet e fundit në Ligën e Kampionëve…

Ne duhet ta ndryshojmë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për ta shkruar ndryshe historinë nesër. Ka të bëjë me fitimin e të drejtës kolektive dhe individuale për të shkuar në gjysmëfinale.

A është skuadra juaj gati për këtë ndeshje?

Shumica e lojtarëve tanë nuk kanë përjetuar një natë si kjo. Ata janë super të motivuar. Ata janë të përgatitur, ndihen të sigurt. Ne duam ta bëjmë ëndrrën realitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb