Këngëtari Frederik Ndoci i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se artisti i madh Eduard Jubani ka nevojë për ndihmë, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ndoci u shpreh se është shumë i shqetësuar për shëndetin e mikut të vetë. Ndërsa përfundoi duke thënë se shteti duhet t’i shkojë nga pas artistit, kjo referuar ndihmës.

“Kam 2-3 ditë i shqetësuar për Eduart Jubanin, mbrëmë nuk kam fjetur fare.. Nuk është thjesht një artist. Eduart Jubani ka nevojë.

Ai lëngon, mjekësia lë për të dëshiruar aty ku do, kur nuk do e kalon lehtë lumin. Artist ka shumë Shqipëria dhe ndoshta ka plot që mund të kenë nevojë për ndihmë. Edhe ne jemi para disa kushteve të këqija.

Na iku Kujtimi, Mejdani, shumë artistë për një kujdes shumë të vogël.

Jubani i ka veshkat e bllokuara, po ashtu mëlçinë, zemrën. Pra ne kemi një kauzë të madhe të mbledhur bashkë. Kështu është kjo botë, po nuk pate para…Nuk e kuptoj pse sot artisi vuan. Shteti duhet t’i shkojë nga pas artistit.”, u shpreh Ndoci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb