Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Everest Çaka, i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka.

Këtij të fundit iu bë atentat në lagjen “Skënderbej”, në qytetin e Elbasanit, ku e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila po udhëtonte me të në momentin e atentatit. Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se gruaja Silvana Çaka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, ndërsa rruga që ka ndodhur vrasja, është e pandriçuar e pa kamera sigurie.

Mësohet se Everest Çaka është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, nuk rezulton me precedent penal, por është një i afërm i një personi, të cilit iu bë atentat në Belgjikë, disa vite më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb