ATHINE – Pamje të tmerrshme vijnë nga periferia e kryeqytetit grek ku zjarri ka shkrumbuar mbi 1000 shtëpi dhe mbi 74 persona humbën jetën. Vetëm në një vend pranë një vile në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa mbi 188 persona ndodhen në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Më herët, roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.

Nëpërmjet fotove të publikura nga Daily Mail tregohet se si flakët gjigande kanë përfshirë rrethinat e Athinës. Në to shfaqen njerëz të frikësuar që arratisen për të shpëtuar jetën, zjarrëfikës që luftojnë me zjarrin ku cdo sekondë është flori për të shpëtuar jetët e njerëzve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: