Marrin fund dilemat! Atletiko e Madridit ka huazuar sulmuesin Alvaro Morata nga Çelsi deri në vitin 2020! Lajmin e ka publikuar vetë klubi madrilen në faqen e tij zyrtare, teksa i uron 26-vjeçarit mirëseardhjen.

Kalimi i Moratës tek Atletiko shkakoi jo pak pakënaqësi te tifozët e “los cholconeros”, të cilët nuk ia falin sulmuesit dashurinë e tij të shprehur në jo pak raste për Realin e Madridit, skuadër që e promovoi Alvaron që nga fidanishtja e tij.

Gjithsesi, vetë Morata është shprehur mjaft i lumtur për këtë huazim 18 mujor, me shpresën që në Madrid, kësaj radhe në pjesën bardhekuqe të tij, do të gjejë më në fund ecurinë që e munguar në “Stamford Bridge”. “Jam shumë i lumtur. Ndjehem krenar që kam ardhur këtu. Mezi pres të nis stërvitjen me shokët dhe të zbres në fushën e blertë”, deklaroi Morata.

Morata (2)
Morata (2)

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb