Atmosfera në dasmën e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit duket elektrizuese.

Pas kërcimit tepër romantik që çifti i ri dhuroi nën ritmin e muzikës latine, duket se ka qenë radha e nënës së djalit, pikërisht Liri Berishës për të kërcyer me të birin.

 

Në një moment dhëndri është shkëputur nga bashkëshortja e tij për të kërcyer me nënën vallen e njohur të “Napolon”, ritmet e këngës së të cilës nuk mungojnë kurrë në dasmat tradicionale shqiptare.

Ndërkohë, në një tjetër video, shihet se Shkëlzen dhe Liri Berishës iu është bashkuar në vallëzim edhe Armina, e cila tund shaminë e bardhë dhe të gjithë së bashku duket se po e shijojnë atmosferën festive që kanë krijuar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb