TIRANE- Mbërrin në Ministrine e Drejtesise në Tiranë përgjigjja e laboratorit anglez për ekspertizën mbi audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku kjo e fundit implikon vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, në pazare droge. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “BalkanWeb”. Mësohet se detajet e ekspertizës angleze do të bëhen të ditura në vijim. Sipas procedurës, materiali po përkthehet dhe do t’i dorëzohet Prokurorise për Krime të Rënda.

Kujtojmë se pasi PD publikoi audio-përgjimin, dha dëshminë e dëshmitarit X Albert Veliu, që pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

Pas publikimit të audio-përgjimit ku dëshmitari X ose Albert Veliu fliste me një person të cilit i kërkonte ta ndihmonte me drogë dhe që supozohet prej tij se është Agron Xhafaj. Ky i fundit në përgjim e dërgonte tek një tjetër person për të marrë drogën, me justifikimin se po sulmohej vetë.

PD në kohën kur publikoi audio-përgjimin, në maj të këtij viti, deklaroi se ky ishte një rast investigimi nga gazetari Jetmir Olldashi. Në një deklaratë publike për mediat, Olldashi tha se kishte hetuar trafikun e drogës duke përdorur si bashkëpunëtor Albert Veliun, i njohur ndryshe në Vlorë edhe me emrin Babale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb