Sot është një ditë e veçantë për Aurela Gaçen dhe bashkëshortin e saj, pasi festojnë 7-vjetorin e martesës. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto nga dasma, ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Aurela kujton festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.
Por ndër të tjera shton se vajza e vogël Abigail do të kërkojë të jetë e pranishme në një tjetër festë dasmë. Dhe fjala është për një festë të dytë dasme më 20 shtator 2023.

Statusi i Aurelës:
20 /Shtator / 2013
7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.
Vajza tjeter, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe..

Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani , thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb