Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në rrugën Panepistimi në qendër të Athinës.

Aksidenti ka ndodhur pasi një kavo është prerë dhe ka rënë mbi një autobus turistik, me pasojë thyerjen e xhamave dhe plagosjet e lehta nga aksidenti, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca.

Aksident2
Aksident2

Sipas burimeve të EKAV-it, të plagosurit kanë të nxira të lehta, ndërsa asnjë prej tyre nuk është i lënduar rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca për të ofruar ndihmën e parë. Asnjë nga të plagosurit nuk do të dërgohet në spital.

“Për fat ata kishin disa gërvishtje nga xhamat. Antena nuk i kapi fare njerëzit. Njerëzit u larguan dhe shkuan në hotelet e tyre”, tha një dëshmitar okular.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb