Në sallën e gjyqit përveç mjekut Prifti ka folur edhe avokati Henrik Ligori i cili ngriti dyshime për goditje në prag të fushatës zgjedhore.

Ai thotë se për operacionin e zhvilluar në korrik duhet tëe ndërhyej në atë kohë dhe jo tani në prag të fushatës. Avokati shton po ashtu se paratë e gjetura mjeku mund t’i justifikojë, pas i i ka të fituara nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë.

“Sot në seancë u njohëm me kërkesën për ashpërsimin e masës, për një krim hipotetik, për të cilin s’ka prova. Pse s’u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas, në vigjilje të fushatës së zgjedhjeve. 220 mijë € i ka të fituara nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë. Çmimet e fituara nga mjeku janë të verifikuara edhe në Google

Avokati shtoi gjithashtu se nuk i janë gjetur lekë në zyrë, por në çantë kur ishte nisur për në bankë.

Ai kërkoi heqjen e pezullimit nga detyra dhe t’i vihet “detyrim paraqitje”, duke kërkuar gjithashtu rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë per burg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb