Abissnet Superiore kthehet të luajë përsëri ndeshjet e javës së ardhshme të ndara mes të shtunës, të dielës dhe të hënës. Kjo, për shkak se në mesjavë luhen dy ndeshjet që do të përcaktojnë finalistët e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni.

Sfidat nisin të shtunën me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, të cilat në këtë edicion janë përballur mes tyre në kushtet ku asnjëra nuk duket se ka pretendime të mëdha për vijimësinë e edicionit. Bardhebluve u duhet fitorja për mbijetesën dhe të kuqve për të mbajtur gjallë ëndrrën e “Final Four”.

Të dielën fillimisht do të luhet ndeshja mes Bylisit dhe Teutës, që ndikon në mënyrë direkte në luftën për mbijetesë në Superiore. Ndërsa më pas e ka radhën një përballje mes Egnatias dhe Vorës ku vendasit duhet të ndalin krizën e rezultateve që po i largojnë me kreun dhe shanset e titullit.

E hëna sheh dy ndeshje në orën 19:00, me Flamurtarin që pret Dinamon në një sfidë shumë delikate. Paralelisht me të, luhet ajo që është sfida kryesore e kësaj jave, pasi Elbasani i vendit të dytë pret Vllazninë kryesuese, me mundësinë për të kaluar shkodranët.

JAVA 33

25.04.2026
Tirana – Partizani ora 19:00

26.04.2026
Bylis – Teuta ora 16:00
Egnatia – Vora ora 19:00

27.04.2026
Elbasani – Vllaznia ora 19:00
Flamurtari – Dinamo ora 19:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb