Politikani dhe pedagogu Ylli Pango ka ripovuar ndjesinë e prindërimit sërish pas 30 vitesh, pikërisht në moshën 68-vjeçare.

I larguar prej kohësh nga jeta publike, Pango ndau për herë të parë në ndjesinë e prindërimit, teksa foli për djalin dhe nipin e tij të vogël, të cilët janë gati moshatarë me njëri-tjetrin.

“Djali im i madh, është 34 dhe ka dy fëmijë. Ka një djalë që është më i madh se im bir, dmth që e ka xhaxha djalin tim. Pra ai është 4 vjeç, e ka emrin Ares, ndërsa djali im i vogël quhet Daniel. Kam dhe një mbesë 2 vjeçe.”, tha Pango.

Pedagogu i shkencave sociale foli edhe për botimet e tij të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: