Ditën e djeshme policia ka njoftuar arrestimin e dy personave, babë e bir në Tiranë, të cilët tentuan të mashtronin një biznesmen me qëllim që t’i merrnin shumën prej 100 mijë eurosh. Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur skemën që dy të arrestuarit përdornin me qëllim mashtrimin.

Mësohet se ata i shkruanin biznesmenëve në platformën “Telegram” duke u shtirur se ishin të afërm të një politikani. Fillimisht skema e mashtrimit niste në “Telegram”, ku organizator ishte shtetasi Florian Gjergji, i cili i shkruante biznesmenëve duke i thënë “jam i afërm i x politikani” dhe më pas pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset.

Ndërkohë ky shtetas nuk dilte vetë në terren për të marrë shumën e të hollave për të cilat ishte dakorduar me “viktimën”, por një detyrë të tillë e kryenin Bedri dhe Albert Vodha.

Policia ra në gjurmën e grupit, pasi në muajin ,mars një tjetër biznesmen kishte rënë pre e mashtrimit të tyre.
Ky ishte momenti ku policia vendosi grupin nën përgjim, deri në ,momentin kur grupi u riaktivizua dhe tentoi të mashtronte viktimën e radhës. Kujtojmë se organizatori i grupit, është ende i shpallur në kërkim dhe se po punohet për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb