Jo vetëm Piontek. Edhe Tiemoue Bakajoko po kënaq pa fund tifozët e Milanit me ndeshje të nivelit të lartë. Një digë në mesfushë, francezi e ka marrë veten pas një nisjeje të vështirë të sezonit. “Mendoj se të gjithë tifozët kanë ndryshuar mendim për mua dhe kjo më kënaq. Jam shumë i lumtur,” ka thënë ai për Milan TV.

Tani i mungon vetëm goli. “Kam përgatitur diçka kur të shënoj golin e parë, do të jetë një surprizë,” premton ai. Bakajoko ka ndryshuar ndeshje pas ndeshje dhe tani është një lojtar i rëndësishëm për formacionin.

“Krahasuar me dy muaj më parë, unë i njoh më mirë shokët e ekipit. Po punoj shumë që të jem i nevojshëm për skuadrën. Paraqitjet e mia janë të mira sepse skuadra po luan mirë dhe nuk bien më në sy paraqitjet e elementëve të veçantë”.

Bakajoko ka bindur si Leonardon ashtu edhe Milanin. Në qershor kuqezinjtë do të derdhin 35 milionë euro në arkat e çelsit për të marrë kartonin e lojtarit francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb