TIRANE– Partia e Ballit Kombëtar Demokrat nëpërmjet kryetarit të saj, Artur Roshi, ka shprehur qendrimin në lidhje me zgjedhjet e pjeshme lokale në qarkun e Dibrës. Në një deklaratë për mediat, Roshi thotë se forca politike që ai drejton, mbështet kandidatin e opozitës për Bashkinë e Dibrës.

Në këtë deklaratë Roshi ndër të tjera tha:

“Partia e Ballit Kombëtar Demokrat në zgjedhjet për kryetar Bashkie në qarkun e Dibrës do të mbështesë kandidatin e Koalicionit Opozitar, jo thjesht si pjesë e këtij blloku politik, por kemi bindjen se z.Sherefedin Shehu është një figurë unifikuese, e dinjitetit, e urtesisë, e krenarisë dhe zotësisë Dibrane, njëkohësisht është dhe një personalitet i shquar i ekonomisë shqiptare.

Ne kemi besim se qytetarët e Dibrës do të jenë të parët për t’i thënë z.Rama se ka thyer besimin e Shqiptarëve për një jetë më të mirë, për t’i thënë z.Rama se bindjet politike nuk mund t’i respektojmë më shumë se jetët tona, më shumë se të ardhmen e fëmijeve tanë.

Balli Kombëtar Demokrat vlerëson se në Dibër, morali do të fitojë mbi vesin, se arsyeja qytetare do të fitojë mbi emocionin politik, se Sherefedin Shehu do të fitojë mbi kandidatin e mazhorancës”.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb