SHKODER

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Shkodra, ish deputeti i PD Klevis Balliu, shprehu bindjen se gjykata do të lirojë kolegun Bardh Spahia, i cili u arrestua me urdhër të paligjshëm.

“Të arrestuarit politik u kapën ditën që Rilindja u kap mat në përgjime, kjo tregon se Rama  nuk njeh gjë tjetër vec diktaturës. Si etërit e tij i arrestuan të atin, bijtë e komunizmit po arrestojnë të birin.” U shpreh Balliu.

“Nuk ka zgjedhje për të patur materiale zgjedhore në fletore zyrtare është botuar dekreti. Vetëm gj k mund të vendosë për dekretet e presidentit, asnjë deputet aq më tepër këta që janë kapur në përgjime me banditë. Këta nuk na impresionojnë më këto akte banditeske, vec se na japin forcë e fuqi. “ shtoi ndër të tjera ish deputeti demokrat.

“Më lejoni t’ju sigorj një gjë, në qelitë ku ndodhet sot Bardh Spahia, do të jenë ata, Habiljat e Bajrat. Po vjen koha që shqiptarët ti vënë lakun në fyt. Kam bindjen e plotë që do të lirohen nuk kanë asnjë provë për shkelje të ligjit. Nëse nuk lirohet do vijojmë betejën deri në lirimin e tij. Uroj gjykata të marrë vendimin e duhur. Do të vazhdojmë qëndresën tonë asnjë hap pas drejt fitores tonë të sigurtë. Nëse i mbajnë në burg është si të mbash në burg demokracinë ligjin e kushtetën e do jetë një provokim që vështirë ti përmbahemi. Është rama që kërkon konflikt civil, i duhet gjaku në rrugë për të shpëtuar kokën e tij. “- përfundoi Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb