Të enjten, Roma pret në shtëpi Bodo/Glimt. Takimi vlen për erekfinalen e dytë të Conference League, teksa akti i parë ka parë norvegjezët fitues me shifrat 2-1.

Trajneri i italianëve, Mourinho po mendon për formacionin zyrtare. Dyshime të mëdha në prapavijë. Mancini la ndeshjen e fundit europiane në gjysmë për shkak të një dëmtimi dhe nuk dihet nëse do mund të kontribuojë dot nga minuta. Gjithsesi, tekniku e ka në plan për titullar.

Pedd
Pedd

Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, mund të luajë Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar nuk është në Pole Position për ta nisur me 11-shen e parë, por asgjë s’mund të thuhet me siguri.

Në sulm është Abraham. Sulmuesi anglez do mabrtë mbi supe peshën e një takimi të madh.

Formacioni i mundshëm/ Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Mkhitaryan, Pellegrini; Abraham. .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb