TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 137 vite burg për 9 të pandehur të “Bandës së vrasësve me pagesë” dhe heqje lirie përjetë për të cilësuarin kapo të saj Admir Tafilin.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se as Tafili që ndodhet në burg për vrasje dhe as i penduari Kristi Pine nuk kanë qenë në seancë. Vetëm 4 prej të akuzuarve kanë qenë të pranishëm në gjyq, dy prej tyre të mbyllur në kafazin e xhamit.

Në fund të seancës, kur gjykatësi ka shqiptuar dënimin, kur pritej edhe ndonjë lutje apo lot nga të akuzuarit, dy të pandehurit në kafaz Elson Merdani, i dënuar me 35 vite burg dhe Dritan Peksani, me 25 vite burg kanë ironizuar vendimin duke duartrokitur, raporton “BalkanWeb”. Ata janë larguar më pas nga seanca duke buzëqeshur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb