Banorët e fshatit Vilë të Njësisë Administrative Bushtricë në Kukës kanë ‘ekzekutuar’ një arushë. Kjo, pasi terrorizonte të gjithë banorët, ndërkohë që kishte bërë dëme të mëdha në të mbjellat e fshatarëve.

Arusha është vrarë me armë gjahu, ndërkohë që banorja që ka dërguar fotot në adresë të Balkanweb rrëfen se janë dashur disa burra për ta kapur arushën dhe vrarë pasi frikësonte fshatin prej kohësh.

Një ditë më parë, dy banorë të zonës kanë qenë duke ecur në rrugë dhe janë sulmuar nga arusha që iu ka dalë përpara por fatmirësisht kanë arritur të shpëtojnë.

Ndërkohë pak ditë më parë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi nismën e tij me disa nene për mbrojtjen e kafshëve. Në ligj parashikoheshin dënime me burg dhe gjoba për keqtrajtimin dhe vrasjen e kafshëve dhe sidomos atyre të mbrojtura.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: