Banorët në pjesën qendrore të Londrës shijuan  reshjet e borës që filluan herët në mëngjes.

Përkundër motit të ftohtë, banorët shfrytëzuan reshjet e borës për t’u zbavitur nëpër parqe dhe për të ndërtuar dordolecë.

Shumica e njerëzve kanë qëndruar për një kohë të gjatë në shtëpi, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Javët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numra rekord të rasteve të reja dhe rasteve të vdekjes.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend ka arritur në pothuajse 3,65 milionë, prej të cilëve pothuajse 98 mijë kanë vdekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb