PEQIN- Pas përmbytjeve të ndodhura në vendin tonë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, Forcat e Armatosura kanë kontribuar në ndërtimin e urave, për t’i dhënë mundësi banorëve të lidhen me rrugët nacionale. Nisur nga kjo, banorët e Peqinit i kanë dërguar një letër ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke i kërkuar ndihme për të ndërtuar urën në Broshkë.

Banorët thonë se aktualisht e kanë të pamundur të dalin në rrugën nacionale për shkak të mungesës së urës, dhe iu duhet të përshkojnë në këmbë 4 km rrugë.

“Nuk kemi si të dalim në rrugën nacionale. Rruga buzë lumit Shkumbin është e pashtruar. Aktualisht fshati ynë është i izoluar. Na bëni një urë të tipit bel, dhe na shpëtoni nga ky taksirat”, shprehen banorët e kësaj zone në letrën drejtuar ministres Kodheli.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: