Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama festoi ditëlindjen e tij të 60-të më 7 gusht brenda një feste plot muzikë, humor dhe kërcim.

Ish-presidenti kishte organizuar një festë gjigande me 700 të ftuar por për shkka të kritikave për Covid-19 u detyrua të organizonte një festë vetëm me miqtë e ngushtë.

 

Të shumtë ishin ata persona të famshëm të cilët ishin bashkuar ditëlindjes së ish-presidentit dhe po festonin bashkë me të.

Së fundmi,  disa foto dhe video po qarkullojnë në rrjet teksa shihet Obama duke kërcyer me një ritëm të fuqishëm.

 

Videoja, e cila u postua në rrjetet sociale nga DJ Erykah Badu, tregon Obamën me një veshje shumë larg kostumit serioz që jemi mësuar ta shohim.

 

Kjo video menjëherë u bë virale në rrjet dhe nuk munguan kritikat se si një politikan gjen kohën për tu argëtuar në një moment kur kriza e koronavirusit nuk ka përfunduar, pa mbajtur maskë dhe pa rspektuar masat e tjera të vendosura për paranalimin e Cvod-19.

 

Megjithëse,të ftuarit për të marrë pjesë në festë duhet të kishin me vete një test negativ dhe shumë prej tyre nuk kishin marrë pjesë për shkak të përhapjes së mutacionit Delta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: