Antoine Griezman është raportuar më herët se është afër kalimit te Barcelona, por së fundmi kjo pistë është zbehur shumë dhe katalanasit po mendojnë për një tjetër emër të madh.

Objektivi raportohet se është rikthimi në “Camp Nou” i Thiago Alcantara-s, futbollistit të Bayern Mynchen. Barcelona sipas ‘sport.es’ do të kënaqë dëshirat e gjermanëve duke i ofruar 50 mln euro plus kartonin e Lucas Digne.

Dy klubet janë në bisedime për 27-vjeçarin që më herët ka luajtur 4 sezone me Barcelonën, por e ardhmja përfundimtare do të mësohet në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb