Barcelona përveç merkatos cilësore në hyrje këtë vit ka shkëlqyer në dalje pasi prej 9 futbollistëve të larguar ka arritur të fusë në arkat e klubit 124 mln euro. Një shumë e cila nuk ishte arritur kurrë më parë.

6 prej këtyre futbollistëve janë larguar drejt “Premier League”. Gerard Delofeu është i pari. Sulmuesi i krahut është bërë përfundimisht një lojtar i Ëatford dhe kjo u ka sjellë katalanasve shumën e 13 mln eurove. Një tjetër futbollisti i Barcelonës që ka shkuar te ky klub është Lucas Digne prej të cilit janë akrkëtuar 20.2 mln euro.

Dy futbollistë të tjerë i janë bashkuar Everton. Jerry Mina është blerë për shifrën e 30.2 mln eurove, ndërsa Andre Gomez është huazuar për 2,2 mln euro.

Ndërkohë te Sevillia është rikthyer mbrojtësi Aleix Vidal, për të cilin janë paguar 8.5 mln euro. Shumën më të madhe Barcelonës ia ka sjellë Paulinho, i cili u rikthye të Guangzhou Evergrande.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: