Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në Fier këtë të enjte teksa pas 3 ditësh mbahen zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Basha thotë se të dielën PD do të sjellë fitoren e madhe për shqiptarët, ndërkohë që dhe Rama e ka kuptuar se do të humbë sipas tij.

Ai thekson se numërimi mbrapsht ka nisur dhe së bashku shqiptarët do të sjellin ndryshimin.

 

‘’Për të ardhmen e fëmijëve, numrin 9, për subvencionet për fermerët, për agrobiznesin, votoni numrin 9.

Për ti dhënë mundësi rinisë fierake, të mrekullueshme të këtij qyteti e qarku, që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre për të mbyllur plagën e emigracionit, për të sjellë këtu investime europiane, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur ditën e dielë, votojmë numrin 9, cilin numër, 9.

Nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë. Thirrja e ndryshimit për fitore. Për të ardhmen e tyre, mirëqenien e tyre, janë krenarë, të vendosur, të dielën votojmë numrin 9, bashkë për ndryshim.

Bashkë për Shqipërinë Europiane, bashkë për Fierin e zhvilluar, lotët e trishtimit, bashkë për të mundësuar zhvillimin e tokës të nëndheshme e mbidheshme, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj. E dini që, qeveria do të jetë e juaja, e çdo fieraku, e çdo shqiptari, që ju rini e Fierit.

Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, nga çdo qytet, fshat, zemër, vatër, 3 ditë nga ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë. Është pyetja më e rëndësishme që do i përgjigjemi më vonë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 vite që kaluam, apo nndryshim? Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9. Fieri fiton, Shqipëria fiton, zoti e bekoftë Shqipërinë.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb