Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish ‘ftesës’ për bashkëpunim nga Edi Rama në një aleancë mbas 25 prillit.

Nga njësia nr.4 në kryeqytet, Basha tha se Rama e ka pranuar humbjen, ndaj edhe me dëshpërim sipas tij kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Ai tha se koha e tij ka mbaruar.

“Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë, bijtë dhe bijat, i kanë çuar në emigracion. 8 vite pa mbajtur asnjë premtim dhe ka guxim që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera? Sigurisht që jo, ju nuk do tja hapni derën dështimit. Ai e di fare mirë. E ka pranuar humbjen, prandaj edhe në dëshpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndyfshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim; Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më. Ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. IK! Largohu.”, tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb