Kreu i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar se ka përfunduar një video- konferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi ku ka folur ëpr 15 kushtet e negociatave si dhe për ndihmën për të përballuar koronavirusin.

Basha shprehet se i ka garantuar komisionerit europian se opozita do të kontribuojë në plotësimin e 15 kushteve të caktuara nga Këshilli Europian.

Po ashtu lideri opozitar i ka kërkuar ndihmë shtesë nga BE për shkak se Shqipëria në radhë të parë nuk ka mundësi dhe e dyta është një vend i varfër ekonomikisht.

 

 

”Të dashur bashkëqytetarë,

Sapo përfundova një videokonferencë me komisionerin për zgjerimin e BE Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas 15 kushteve.

E garantova që opozita, PD dhe unë personalisht do të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe do të kontribuojmë për  plotësimin e 15 kushteve. Plotësimi i tyre dhe zbatimi I Reformave të nevojshme do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqënies ekonomike të çdo familjeje.

Komisionerin dhe BE  falenderova edhe për ndihmën ekonomike  që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe i kërkova të shohë çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë. Pasi përveç pamundësisë për të plotësuar nevojat në shëndetësi Shqipëria është e varfër dhe e ka të domosdoshme ndihmën ndaj familjeve në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe ekonominë.

I kërkova dhe rialokimin e fondeve brenda instrumentit të paraaderimit IPA, në mbështetje për ekonominë, shëndetësinë, mbështetja sociale. I kërkova të na ndihmojë dhe me instrumentet e tjera të BE, si Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH.

Nuk jemi vetëm. Ditë më të mira do të vijnë.”- tha Basha.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb