Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i vëllait të Talo Çelës, taksistit Bujar Çela. Policia ka zbardhur sot vrasjen e taksistit, duke shpallur në kërkim autorin e dyshuar, 37-vjeçarin nga Dibra, Nuredin Dumani.

Ky i fundit rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Dumani ishte shpallur në kërkim më herët nga policia për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhiaj, në Durrës.

Këtë krim Nuredin Dumani rezulton ta ketë kryer së bashku me vëllanë e Bujar Çelës, të shumëkërkuarin nga drejtësia, Talo Çelën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb