Zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i ftuar përballë analistit Baton Haxhiu kanë diskutuar lidhur me një draft-marrëveshje që po negociohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në fjalën e tij, Haxhiu ka përmendur disa pika të marrëveshjes, të cilat janë konfirmar edhe nga Selmanaj.

Dy prej pikave të zbuluara nga draft-marrëveshja përfshijnë faljen e tokave ndaj kishave dhe çështjen e refugjatëve serbë, megjithatë Selmanaj është shprehur se nuk do të ketë marrëveshje, nëse nuk ka akord për gjithçka.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Janë 10 pika që i kam lexuar në draftin e Lajçak. Në të gjitha pikat, asnjë nuk është në favor të Kosovës. E para ka të bëjë me kthimin e refugjatëve, 250 mijë serbë të shpërngulur në vitin ’76. Tokat e kishës do të mbeten të pakthyeshme përjetësisht.

Driton Selmanaj: Janë të pavërteta.

Baton Haxhiu: E ke lexuar domethënë?

Driton Selmanaj: Po e kam lexuar. Jam politikan i ri dhe i përgjegjshëm me çfarë po flas. Çfarë rëndësie ka dokumenti i Lajçakut. Jemi marrë vesh për tematikat. Ne jemi nisur me termin se nuk ka marrëveshje për asgjë nëse nuk ka marrëveshje për gjithçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: