TIRANË

Ambasadori Borchard dhe deklarata e Presidentit të Republikës Ilir Meta për ta shpallur të padëshiruar në Presidencë ka qenë në fokus të debateve në emisionin “Real Story” në News24. Debate ka pasur me gazetarëve dhe analistëve të ftuar të Sokol Ballës.

Agron Gjekmarkaj thotë se Shqipëria është një vend i korruptuar dhe si i tillë asnjë nuk është imun ndaj korrupsionit, përfshirë dhe ambasadorët. Për të, anshmëria e ambasadorit të OSBE, shihet edhe tek mbrojtja që i bën maxhoranca.

Nga ana tjetër nuk kanë munduar dhe batutat për gishtin e mesit me Sokol Ballën, i cili sheh dy mundësi pas takimit të delegacionit të OSBE me Presidentin Meta: largimin e Borchardt, ose fitoren e Kreut të Shtetit.

Gjekmarkaj: Unë mendoj që Shqipëria është një vend i korruptuar, totalisht i korruptuar. Dhe një vend i korruptuar ka mundësi pa fund të korruptojë. Nga mundësia e korrupsionit nuk janë imunë, nuk mbesin jashtë qoftë dhe ambasadorët. Nuk kam indicie konkrete për ndonjë ambasador. Por nuk e përjashtoj apriori që në vendin tonë mund të ketë ambasadorë që pasurohen, që bëjnë para e korruptohen. Për Borchardt nuk janë arsyeja e vërtetë për të cilat ai goditet. Nuk jam dakord me faktin që duke goditur Borchardt po godet Amerikën. Mendoj që goditet dhe për arsye të tjera, për një anshmëri totale që ka shfaqur në krizën shqiptare por edhe më gjerë duke u rreshtuar gjithmonë në njërin krah. Po ta vësh re sot, e mbron gjithë krahu qeveritar, me eksponentë politikë. Sot po e bën gjithë krahu politik i maxhorancës duke e mbrojtur sepse e shohin shumë afër. Unë ia njoh aftësinë, qoftë Ramës, qoftë maxhorancës në fund të fundit ka treguar zotësi duke i bërë për vete ambasadorët.

Balla: Ky mesazh i Metës ishte një mesazh për Borchardt i cili ishte ‘dead men walking’? Për sa i përket ngjarjes së gishtit të mesit, dmth dihet që ai me zor e kapërceu edhe nga OSBE-ja në Vjenë, pra ajo është një gjë që do t’i mbetet gjatë gjithë kohës, është i paragjykuar etj etj.

Gjekmarkaj: Problemi i Borchard me gishtin ishte që ai gishtin nuk e ka mbajtur kurrë në mes, ky është problemi i tij themelor si ambasador.

Balla: Unë po ta mendoja si ty do të thosha që z. Borchardt është e vetmja gjë që ka mbajtur në mes.

Balla: Ky është një mesazh që zoti Meta fare mirë mund t’ia lexojë zonjës Leyla Moses Ones, mund t’ia lexojë ambasadorit Soreca, mund t’ia lexojë ambasadores së Francës, ambasadorit të ri gjerman dhe të vjetër.

Gjekmarkaj: Qëndrimi i këtyre që përmendni ju nuk ka qenë i njëjtë me të Borchardt. Borchardt ka pasur një qëndrim më të avancuar në njëanshmëri.

Balla: Avancimi i tij është tek gishti.

Gjekmarkaj: Jo, tek gjestet. Gishti për mua është një simbolikë rastësore, mendoj që nuk ka ardhur në Shqipëri me idenë që do iu nxjerr gishtin shqiptarëve. Nuk i jap shumë rëndësi gishtit, por akteve që ka mbajtur dhe deklaratave e pozicioneve që ka mbajtur si diplomat.

Balla: Dhe unë për deklaratat po them. Edhe sikur z. Borchardt ta ketë mbajtur qëndrimin për 30 qershorin, a ka qenë ai i njëjtë, apo më i madh apo më i ndryshëm se i ndërkombëtarëve të tjerë?

Lela: Zoti Borchardt përfaqëson disa gjëra. Është lidhja më e dobët në zinxhirin ambasadorial. Pesha e OSBE në Tiranë nuk është e rëndë sa është pesha e BE, Gjermanisë apo edhe SHBA. Është bërë targeti i preferuar duke qenë edhe targeti më i lehtë.

Balla: Pse? Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Fakti që sot delegacioni i OSBE-së nuk e mori z. Borchard me vete, kjo është 1) de fakto z. Borchardt nuk është më ambasador, 2) de fakto z. Meta e fitoi dhe këtë minibetejë. Por në kuadrin e hallkës më të dobët atëherë çfarë synon kjo?

Lela: Shumë mirë në qoftë se z. Meta e ka fituar edhe këtë betejë. Ajo çfarë e bën të targetueshëm zotin Borchardt është anshmëria e perceptuar e tij.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb