Miratimi i masave ekonomike me qëllim sanksionimin e regjimit të presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për t’i dhënë fund dhunës, do të diskutohet të enjten nga ministrat e Jashtëm të BE-së, njoftuan disa zyrtarë europianë.

“Të gjitha variantet janë të hapura. Sanksionet sektoriale janë në tryezë”, tha njëri prej tyre. “U takon ministrave të vendosin për natyrën e masave që do të miratohen”, shtoi zyrtari.

BE e ka sanksionuar tashmë presidentin bjellorus, djalin e tij, si edhe 53 anëtarë të rrethit të tyre, të konsideruar si përgjegjës për shtypjen me dhunë të lëvizjes protestuese kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të përshkruara nga BE-ja si të manipuluara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb