Beatrix-Donald, është një nga çiftet e formuara brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Marrëdhënia e tyre ka kaluar përmes disa uljesh-ngritjesh dhe kjo u komentua në natën “live”.

Beatrix sqaroi se problemi ndoshta ka qenë dhe vetë ajo që i ekzagjeron pak gjërat në kokën e saj, por edhe nuk e kupton kur Donaldi është aty për të.

“Nuk kam menduar gjendjen e Donaldit. Ti direkt shkon te njerëzit që ke më afër. kam thënë edhe unë diçka që e ka lëndu këtë. Ky edhe në momentin më të keq atë natë që po këndonte tezja, po mundohej të më fliste mirë.

Kjo ka qenë mërzi edhe nga ana ime, sepse kam pasur luhatje emocionale. Edhe qëndrimi më gjatë në shtëpi, atë natë e kam kaluar me shumë panik. Nuk e dija nëse do të mundesha, nuk doja të ndikoja te ky në qëndrimin në shtëpi. Unë e ekzagjeroj në kokën time. E di që është keq, por kështu jam”, u shpreh Beatrix.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: