Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë, duke shijuar rrezet e diellit së bashku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj, këngëtarja kishte zgjedhur të vishte një palë bikini në ngjyrë të kuqe dhe nuk ka harruar të marrë me vete edhe qenushin e saj.

Këngëtarja ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se Keyan është njeriu i duhur për të dhe se ai e mbështet në çdo gjë. Ajo është shprehur se karantinën e ka kaluar me partnerin dhe se të dy kanë gatuar e kanë bërë shumë dashuri bashkë. Bebe ka treguar se komunikimi është çelësi i suksesit në marrëdhënien e saj.

“Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“, është shprehur Bebe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb