TIRANE – Festa botërore e Hashures ka mbledhur sot në Odeonin e ri të Selisë së Kryegjyshatës Botërore, qindra besimtarë bektashinj të ardhur jo vetëm nga Shqipëria, të cilët janë lutur për 72 martirët e vrarë në luftën e Qerbelasë,

Ceremonia ka nisur me pjesën liturgjike të lexuar nga kryegjyshi i bektashinjve, Baba Mondi.

Më pas të ftuarit e shumtë të këtij besimi janë pritur në Kryegjyshatë nga kreu i saj Baba Mondi si dhe drejtues të lartë. Sipas traditës së lashtë, të gjithë të ftuarit kanë shijuar ëmbëlsirën tradicionale të Hashures, e cila është bashkudhëtare e festës ndër shekuj. Dita e Shenjtë e ashures është uruar edhe nga përfaqësues të lartë të klerit fetar.

Për të gjithë bektashinjtë, një urim të veçantë dhanë edhe përfaqësues të politikës pas vizitës në selinë e Kryegjyshatës.

(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: