ITALI

Thashethemi se Belen Rodriguez është shtatzënë Ka javë që qarkullon në mediat rozë në Itali. Por vetëm sot konfirmua më në fund. Edhe pse ajo vet apo partneri ende nuk kanë folur, miqtë e ngushtë të tyre kanë treguar shumë.

“Ajo është shumë e lumtur dhe nuk do asgjë më shumë se kaq. Ajo do donte të ndalonte kohën sepse vetëm tani ndihet e plotësuar”, shprehen miqtë e ngushtë të Belen. Madje ata thonë se Belen është në pritje të një vajze shkruan Vanityfair në Itali.

Ylli televiziv është në një lidhje me Antonino Spinalbese, që prej verës që lamë pas. Ky është fëmija i dytë për Rodriguez, e cila ka një djalë 8 vjec i lindur nga lidhja me ish-in e saj Stefano De Martino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: