Anëtar i Këshillit Kombëtar, Lisandër Hoxha u shpreh se protestat janë zhvilluar për t’i kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për vjedhjet ndër vite.

Gjatë intervistës, Hoxha theksoi se skandalet e qeverisë Rama janë të mëdha duke u ndalur edhe të skandali Balluku, për të cilën shtoi se u pa qartë se si shpërndante tendera me sms.

“Këtu duhet të kishte rënë qeveria, nuk ka ndodhur që të bëhen publike skandalet e Ballukut që shpërndahen tendera me SMS dhe qeveria të rrijë në këmbë…Rama përveçse është hajdut është edhe budalla. Harron që me dy konkurrente ishte tenderi i AKSHI-t dhe e rrëmbyen këta për t’ja dhënë baxhanakut të Ramës. Janë shumë të inkriminuar…Duhet ta theksoj se jemi në një regjim dhe regjimet nuk bien kollaj. Ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare. Maratona që ka nisur do të mbyllet me një qeveri teknike. Kjo kulturë që kemi do të marrë fund”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk do të shpëtojë nga drejtësia dhe se sipas tij Shqipërisë i është mbyllur dera drejt rrugës së BE. Më tej shtoi se shqiptarët meritojnë një qeveri më një ekip tërësiht të ri.

“BE ka institucionet e veta, ka Parlamentin Europian, Komisionin Europian dhe në fund ka edhe ambasadorë. Po të lexosh raportin e PE dhe po të shohësh qëndrimet e ambasadorit Gonzato janë krejt të kundërta…Pra nuk mund të tallet askush. Në mënyrë kategorike t’i thuash shqiptarëve keni bërë progres kur të është mbyllur dera dhe të është bllokuar IBAR dhe të mos reagojë PD, do të ishte turp për Partinë Demokratike. Hapja e grupkapitujve dhe kalimi i tyre janë të ndryshme. Ka një raport të IBAR që dërgohet dhe miratohet në Europë dhe më pas kalon në fazë tjetër…Në cilin vend aspirant të BE mbrohet Belinda pavarësisht se ajo kërcënon edhe dëshmitarë. Pra është turp të mos flasë PD. Më mirë t’i kushtojë se thotë të vërtetën…kjo kulturë politike që jemi mësuar në këto 30 vite do të marrë fund dhe kjo është në interes të BE”, tha Hoxha.

Më tej u shpreh se është shumë e rëndësishme që kontributi i njerëzve që nuk bien dakord me lidershipin duhet të qëndronte po në Partinë Demokratike dhe se sipas tij problemi kryesor është qeveria.

“Në do moment në PD ka njerëz të pakënaqur, ne jemi njerëz të lirë në fund të ditë dhe jo gjithmonë biem dakord me njeri tjetrin. Nuk kam dashur kurrë që çështja e Salianjit të shkonte kaq larg. Kontributi i njerëzve që nuk bien dakord me lidershipin e PD duhet të rrijë në PD. Por mesa duket gjërat shkuan kaq larg dhe unë e them që do doja ta shihja krah të gjithë kolegëve të tjerë duke u përpjekur që këtë regjim ta rrëzojmë. Të mos merremi me gjëra të kota.  Sa për AKSHI-n është kopshti privat i Ramës. Paratë nuk dihen ku kanë shkuar. Çdo gjë që bën me AKSHI-n e bën për ë vjedhur më shumë dhe për të humbur vëmendjen…Qoftë edhe një Mirlinda që tha nuk ka shtëpi, por që doli siç nuk e mendonim. Rama e di se sa keq e ka çështjen Belinda Balluku dhe do detyrohet ta lëshojë sepse nuk e mban dot më gjatë. E di sa keq është çështja e AKSHI-t se kush është përfshirë. Pra Rama do bëjë gjithçka vetëm që të mos flitet për këto gjëra”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: